Lajme

“Barna për shërimin e autizmit”, prokuroria dhe policia e Kosovës nisin hetimet ndaj Arianit Sllamnikun

Kanë nisur hetimet rreth rastit të Arianit Sllamniku, i cili dyshohet se ka përdorur te fëmijët me autizëm medikamente që zakonisht janë të destinuara për kafshë, e jo për njerëz.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se hetimet kanë nisur me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

“Me autorizim te prokurorit hetimet rreth këtij rasti kanë filluar”, ka thënë shkurt Hashani.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet hetimore në lidhje me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do t’ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, thuhet në përgjigje. 

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Rruga Press

YouTube player