Lajme

Nuk u bë dot deputet dhe kërkoi anulimin e votave të mërgatës, PZAP-ja ia hedh poshtë ankesën Bekim Haxhiut të PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e bërë nga Bekim Haxhiu i PDK-së, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Ai kishte thënë se afati i fundit për t’i pranuar fletëvotimet me postë ishte 29 dhjetori dhe tha se KQZ-ja ka pranuar mbi 23 mijë vota pas këtij afati ligjor. Ai tha se përbën një shkelje të drejtpërdrejt të ligjit.
Por, PZAP në arsyetimin për hedhje poshtë të ankesës si të pasafatshme tha se është kaluar afati 48-orësh nga shkeljet që pretendohet se janë bërë. Për të njëjtën gjë PZAP e kishte refuzuar edhe një ankesë të PDK-së të bërë lidhur me votat me postë.

Lexo më shumë  Gazetari kroat: Vuçiqi ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Haxhiu në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 21 mijë e 79 vota bazuar në rezultat preliminare të publikuara nga KQZ-ja. Ai ishte i 20-i më i votuar në radhët e PDK-së, por nuk siguroi vend në Kuvend.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, më herët ka thënë se shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve mund të bëhet para 19 janarit.

Lexo më shumë  Përgjimi 140 milionësh - Çfarë fshihet pas projektit Smart City

Rruga Press

YouTube player