Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para Bashkisë
Sot para Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë tjetër, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia.
Kritik janë shprehur ndaj kryetares së bashkisë Emirjana Sako duke thënë se, nuk kanë bërë asnjë investim dhe se vetëm kanë vjedhur paratë e qytetarëve, duke bërë vetëm show.
“Në paguajmë minimalisht 3 mln euro apo 4 mln euro që bashkia e Durrësit mbledh. Unë si administrator pallati kur njoftojnë për një pusetë të bllokuar, nuk vijnë. Currila është e gjitha e bllokuara, erdhi më punëtorët bëri 3-4 foto dhe u largua. Sa kohë që të kemi një administratë të blerë të shitur patronazhistë që paguhen nga taksat tona dhe nuk punojnë Durrësi do të përmbytjet Bashkë me ujin duhet të largojmë edhe këta. Durrësi nuk ka investime, asnjë pastrim nga administrata. Dalin vetëm për show nuk bëjnë asgjë. Kjo protestë ka nisur për përmbytjet por nuk do mbarojë deri në largimin e hajdutëve”, tha një prej banorëve.
Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.
Qytetarët kërkuan veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.
Rruga Press

