KryesoreLajme

Censura/ TV kombëtare nxijnë ekranin për denoncimet e Arben Ahmetajt

Një urdhër i pashkruar duhet se i ka detyruar të treja TV kombëtare të vendit ti nënshtrohen kodit të omertas për sa i përket denoncimeve që bëri në emisionin Çim Peka Live, ish zëvendësi i Edi Ramës Arben Ahmetaj. Lapsi.al i ndoqi me vëmendje emisionet e tyre të drekës. Top Channel dha fillimisht lajme për përmbytjet rreth 10 minuta, kaloi te kontrollet qe do bëhen tek biznesmenët e lidhur me Ballukun, kapërceu tek tryeza e opozitës, pa përmendur asnjë fjalë nga zbulimet e bëra prej njërit prej dëshmitarëve më jetgjatë të qeverive të Ramës (2013-2022).

Po ashtu edhe Klan në edicionin e 15 30 ruajti pak a shumë të njëjtën renditje duke ngritur pak më lart Berishën dhe duke anashkaluar lajmin për urdhrin e gjykatës për kontrolle ndaj njerëzve të Ballukut. Tek lajmet e Klanit u pasqyrua edhe polemika e stisur e Ramës me Fevziun, sikur donte të tregonte se të enjten në mbrëmje s’kishte ndodhur asgjë tjetër. Por si të Topi edhe aty, të dyja u bashkuan tek sjellja sikur Ahmetaj nuk kishte folur fare.

Lexo më shumë  Shpërthime masive dëgjohen në pjesën lindore të Teheranit

Ky kod heshtje, nuk mund të shpjegohet thjeshtë me xhelozinë prej “scoop-eve” të konkurencës. Ai lidhet me vetpërdorimin e vullnetshëm si altoporlantë të regjimit të Ramës. Si gjithmonë në këtë shërbim vullnetar, më me zell shërbyen mediat e Karlo Bolinos, që nuk u mjaftuan me censurën, por kundërsulmuan ish zv/kryeministrin si një pushtetar që i linte paratë në kazino.

E gjithë kjo situatë sureale e ka një sfond të sajin. Jo më kot, në gjithë pasqyrimet që bëjnë për gjëndjen e mediave të Shqipëri, “Reporterët pa Kufij” theksojnë përqëndrimin e pushtetit në disa duar pronarësh që përfitojnë kontrata dhe punë publike ashtu siç ëstë vërtetuar ede na dosjet e fundit të SPAK. Edhe në raportin e fundit të OSBE ODHIR për zgjedhjet theksohej se “katër pronarët kryesorë kontrollojnë 72% të të ardhurave të tregut të transmetimeve dhe 87% të audiencës. Shumica e mediave të mëdha janë “të perceptuara si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet”. Aty vazhdohej: “Ndërhyrjet e përhapura nga pronarët e mediave në autonominë redaksionale…ndikojnë negativisht në informacionin që i ofrohet publikut.” Pikërisht kjo ka ndodhur edhe në këtë rast, për të sfumuar denoncimet e njeriut që ndejti një dekadë pranë Ramës në pushtet dhe të cilit tasmë i janë vërtetuar ato që tha më parë për Tunelin e Llogarasë apo AKSH-in. /lapsi.al/

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë
YouTube player