ArgumentKryesore

Qytetarët e Kosovës e kuptuan kush e bllokoi shtetin, Vetëvendosje drejt së paku 65 ulëseve

Ali Mehmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë treguar pjekuri dhe vetëdije politike, pavarësisht, siç tha ai, përpjekjeve për manipulim dhe dezinformim nga analistë dhe qarqe të caktuara mediatike.

Në një status të publikuar, Mehmeti thekson se qytetarët nuk duhet të konsiderohen si “dele”, pasi sipas tij ata e kanë kuptuar qartë se kush e ka bllokuar funksionimin e shtetit gjatë këtij viti. Ai vlerëson se gënjeshtrat dhe shpifjet nuk kanë kaluar dhe se ata që i kanë përhapur janë “ndëshkuar” politikisht.

Lexo më shumë  Rashiqi ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Mehmeti ka komentuar edhe paraqitjet e analistëve në studiot televizive, duke përjashtuar Milaim Zekën dhe Lirim Mehmetajn, për të cilët tha se kanë mbetur të pandryshuar në qëndrimet e tyre.

Sa i përket rezultateve zgjedhore, ai ka theksuar se edhe pa përfshirë votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, shpërndarja e ulëseve në Kuvend do të ishte sipas rezultateve aktuale të publikuara. Sipas tij, me përfshirjen e këtyre votave shtesë dhe të votave të pakicave jo serbe, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët e saj mund të arrijë së paku 65 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë  Zogiani: VETËVENDOSJE! fitoi zgjedhjet më 2020, 2021, 2025, sërish më 2025. Madje edhe më 2017 ka qenë subjekti më i madh parlamentar! Ama analistët kërkojnë një rrugëdalje për të pasur çka të diskutojnë, mundohen të sajojnë tema

Rruga Press

YouTube player