KryesoreLajme

Kurti: Mirënjohje për Kongresin amerikan për përkrahjen dypartiake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme, strategjike dhe të mbështetura në vlera të përbashkëta, pavarësisht ndryshimeve të administratave në Uashington.

Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Kurti rikujtoi momentet kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, duke vënë në pah rolin vendimtar të administratave amerikane ndër vite. Sipas tij, liria e Kosovës u fitua gjatë administratës demokrate, ndërsa pavarësia u shpall në kohën e administratës republikane.

Lexo më shumë  ​Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Ai shtoi se gjatë administratës së fundit demokrate, Kosova përfitoi grantin më të madh në historinë e saj, në vlerë prej 202 milionë dollarësh, i dedikuar për investime në sektorin e energjisë. Ndërkohë, me administratën aktuale republikane, Kurti theksoi se Kosova po e forcon ushtrinë dhe mbrojtjen kombëtare si asnjëherë më parë, përmes armatimit dhe sistemeve amerikane.

“Partneriteti ynë është strategjik, aleanca jonë është vlerore, miqësia historike”, ka shkruar Kurti, duke theksuar se për këtë arsye mbështetja për shtetin e Kosovës në Kongresin amerikan mbetet dypartiake.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Në fund, kryeministri falënderoi kongresistët amerikanë Mike Lawler nga Partia Republikane dhe George Latimer nga Partia Demokratike, për letrat uruese dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

YouTube player