Lajme

Aksion i Policisë në Leposaviq- sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në stacionin policor në Leposaviq janë iniciuar dy raste për posedim të armëve, municion dhe pajisje ushtarake.

Sipas Policisë, më 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarët policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimit në fshatin Rvatska kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar një armë gjuetie, një karabinë, një armë të llojit AK-47, 240 fishekë dhe një palë dylbi. Të gjitha këto më pas janë sekuestruar.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, 1 thikë ushtarake dhe një fotroll për revole.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Në anën tjetër, për rastin e dytë, më 20.12.2025 rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, 2 tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rruga Press

YouTube player