KryesoreLajme

Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë po vendosen tribunat teleskopike, një investim me vlerë prej 400 mijë eurosh, që synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet për aktivitetet sportive.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, të martën përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka bërë më dije se në palestrën ‘Minatori’ do të shtohen 680 ulëse të reja, investim që kap shifrën 400 mijë euro.

Lexo më shumë  Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve

“Në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë po vendosen tribunat teleskopike, investim në vlerë prej 400 mijë eurosh, që përmirëson ndjeshëm kushtet për aktivitetet sportive.  Me 680 ulëse të reja që po shtohen, ky investim rrit kapacitetin dhe funksionalitetin e palestrës për publikun sportdashës”, ka shkruar Çeku.

Sipas tij, po investohet në infrastrukturë sportive kudo në vend për të mbështetur sportistët.

Lexo më shumë  Kurti për ditën e 1 Majit: Kjo qeveri ka qenë në anën e punëtorëve jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete

Rruga Press

YouTube player