KryesoreLajme

Kurti: Kosova sot është më mirë se kurrë, por dikujt nuk i pëlqen sepse ka përfituar kur vendi ka qenë keq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova politikisht “kurrë s’ka qenë më mirë se sot”, duke theksuar rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, avancimin e ushtrisë dhe mbështetjen për bujqësinë.

Ai tha se dikujt mund të mos i pëlqejë kjo gjendje, sepse, sipas tij, ka pasur njerëz që kanë përfituar në periudhat kur vendi ka qenë keq, por sipas tij, Kosova sot është në nivelin më të mirë politik që nga çlirimi.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis: Të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionin

“Politikisht, kurrë Kosova s’ka qenë më mirë. Nëse e shikoni rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, ushtrinë, bujqësinë, kurrë s’ka qenë më mirë. Unë besoj që në aspektin politik, kurrë Kosova prej kur është çliruar s’ka qenë më mirë se sot. Dikujt mundet të mos t’i pëlqejë, por kurrë s’ka qenë më mirë se sot”.

“Dikujt mundet të mos t’i pëlqejë, sepse ka përfituar kur Kosova ka qenë keq. Ka pasur përfitues nga gjendja e keqe; çdo gjendje e keqe, në cilin do vend të botës e epokë historike, dikujt i ka konvenuar”, tha Kurti në Politiko.

Lexo më shumë  Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit

Rruga Press

YouTube player