Papa Leoni XIV pret Zelenskyn: Përpjekjet diplomatike për paqe duhet të vazhdojnë
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është pritur nga Papa Leoni XIV.
Takimi presidentit me Papën u fokusua në situatën aktuale të luftës në Ukrainë, rëndësia e dialogut dhe arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Papa Leoni theksoi nevojën për nisma të vazhdueshme diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas.
Ai përmendi gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe rëndësinë e sigurimit të kthimit të fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.
Gjithashtu Zelensky pritet të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë gjatë ditës së sotme.
Rruga Press

