BotaKryesore

Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka garantuar kryeministrit belg Bart De Wever se Belgjika nuk do të mbetet e ekspozuar e vetme ndaj rreziqeve që mund të lindin nga përdorimi i aseteve të bllokuara ruse për të mbështetur Ukrainën.

“Bulentësia e veçantë e Belgjikës në këtë çështje është e padiskutueshme dhe duhet trajtuar në mënyrë që të gjitha shtetet e BE-së të mbajnë të njëjtin rrezik”, tha Merz, sipas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, pas takimit të zhvilluar në Bruksel me De Wever.

Lexo më shumë  Aksident në Tiranë/ Gruaja me motor përplaset për vdekje nga autoboti. Qytetarët: ambulanca nuk u përgjigj në kohë

Në bisedime mori pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa të tre zyrtarët u shprehën të njëzëshëm se nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj qeverisë së Kievit.

Merz, De Wever dhe von der Leyen ranë dakord të vazhdojnë konsultimet në mënyrë që të arrihet një kompromis i pranueshëm deri në samitin e Këshillit Evropian më 18 dhjetor, ku pritet të diskutohet edhe mënyra e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

Rruga Press

YouTube player