KryesoreLajme

Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës, Visar Prebreza, është betuar sot para Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht mandatin e tij në krye të komunës.

Në një postim drejtuar qytetarëve, Prebreza u shpreh se pozita e re e obligon të shërbejë çdo banori, pa dallim, duke theksuar se do të punojë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim.

Lexo më shumë  128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

“Detyra zyrtare më obligon që t’i shërbej secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve,” ka deklaruar ai.

Kryetari i ri ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke premtuar se bashkë do të realizohen shumë projekte.

“Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë,” ka shtuar Prebreza.

Lexo më shumë  PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë Rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë
YouTube player