KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndërsa, KQZ ka certifikuar 22 subjekte të tjera për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Para votimit u zhvillua një debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur mënyrën e votimit për certifikim.
Me marrëveshje certifikimi i partive politike u bë veç e veç për subjekte politike.
Sekretariati i KQZ-së rekomandoi certifikimin e 23 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare.
Ndërsa, sipas Sekretariatit të KQZ-së nesër, më 03.12.2025, do të trajtohet kërkesa e Nismës Socialdemokrate për certifikim.
Rruga Press

