KryesoreLajme

“LDK ankohet kundër mërgimtarëve”, Gëzim Mekuli publikon dokumentin

Gazetari Gëzim Mekuli ka publikuar në Facebook një dokument të PZAP-it, duke thënë se LDK ka paraqitur ankesë kundër vendimit të KQZ-së për hapjen e qendrave alternative të votimit jashtë Kosovës.

Sipas dokumentit të publikuar, LDK kundërshton vendimin e KQZ-së të datës 26 nëntor 2025, duke e cilësuar atë si “të paligjshëm” dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet dhe Kushtetutën.

Lexo më shumë  “Njeriu i dronëve”, Mehaj: FSK-ja e përgatitur për çdo skenar sigurie

Mekuli thotë se ky veprim përbën ankesë direkte ndaj mënyrës së organizimit të votimit të mërgatës, të cilën KQZ e ka miratuar me shumicë votash.

Rruga Press

YouTube player