KryesoreLajme

Basha u bën thirrje bashkatdhetarëve të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka drejtuar një apel për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në mesazhin e tij, Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm që diaspora jep në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm që jepni për shoqërinë dhe shtetin tonë. Ju ftoj që me të njëjtin angazhim dhe përgjegjësi të bashkoheni masivisht në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në emër të Kuvendit, mirënjohje për ju”, tha Basha.

Lexo më shumë  Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë

Ai rikujtoi se të gjithë qytetarët jashtë Kosovës mund të votojnë sipas mënyrave të përcaktuara: fizikisht në ambasada, përmes postës, apo duke udhëtuar drejt Kosovës.

Sipas Bashës, pjesëmarrja e diasporës është thelbësore për forcimin e proceseve demokratike në vend.

YouTube player