KryesoreLajme

Në kujtim të Marshit legjendar të Pashtrikut, të nëntorit të acartë të vitit 1998

Shkruan Fadil Pushkolli

Sot, zemrat tona kthehen 27 vite pas, në nëntorin e acartë të vitit 1998, për të kujtuar Marshin legjendar të Pashtrikut — marshin e sakrificës, të durimit dhe të besës së ushtarëve të UÇK-së.

Më 27, 28 dhe 29 nëntor, ne sfiduam më shumë se 60 orë ecje të pandalshme, përmes bjeshkëve të ngrira e të egra të Pashtrikut, nën borë të madhe, ngrica, furtunë e murlan që të hynte në kockë.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadoren holandeze: Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Holandën

Por asgjë nuk e ndali hapin tonë.

Secili prej nesh mbante mbi 40 kilogramë armë e municion, por pesha e atyre çantave nuk ishte asgjë krahasuar me peshën e përgjegjësisë për lirinë e vendit.

Ishim të lodhur, të rraskapitur, të mërdhirë… por zemrat na digjnin flakë.

170 ushtarë e ushtarakë, të lidhur me një besë të vetme:

“S’ka kthim mbrapa.”

Dhe me atë besë ia dolëm — e përmbushëm misionin, sepse liria nuk pranon dorëzim.

Lexo më shumë  Shkrim në fondacionin francez për fenomenin e fshirjes administrative dhe të identitetit në Luginën e Preshevës

Sot përkulemi me respekt për çdo hap, çdo dhimbje dhe çdo frymë të atyre ditëve.

Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për liri,

dhe nderim i përjetshëm për çdo pjesëmarrës të atij marshimi të paharruar!

Urime 28 Nëntori 🇦🇱

E gëzofshim dhe e lartësofshim kombin tonë!

Rruga Press

YouTube player