KryesoreLajme

Kurti: Rrëfimi i Behar Topillës, një nga dëshmitë më të fuqishme të masakrave serbe në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Behar Topillës, i cili ishte i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat serbe në vendin Shavarinat në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, gjatë luftës së vitit 1999. Topilla ka ndërruar jetë sot në moshën 45-vjeçare, në Suedi, pas një sëmundjeje, transmeton KosovaNews.

Kurti e cilësoi humbjen e Topillës si “thellësisht pikëlluese”, duke rikujtuar përvojën e tij të rëndë gjatë spastrimit etnik në Kosovë.

Sipas kryeministrit në detyrë, më 30 prill 1999, forcat serbe kishin nisur bombardimet me artileri në dhjetëra fshatra të Drenasit dhe Skenderajt, duke detyruar mijëra banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Njësitë serbe më pas kishin filluar gjurmimin e të zhvendosurve, kudo që ata kërkonin strehim.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Më 1 prill 1999, njësite serbe morën 176 persona që po strehoheshin në xhaminë e fshatit Qirez. Midis tyre ishte edhe Behar Topilla. Ai, së bashku me dhjetëra të tjerë, u dërgua mes torturash dhe dhunës për t’u pushkatuar afër minierës së Feronikelit. Gjatë rrugës, Topilla ishte plagosur në duar e krahë nga goditjet me thikë.

Ai arriti të mbijetonte vetëm pasi mbeti nën trupat e mbi 40 civilëve të vrarë, duke shpëtuar nga plumbat dhe shpërthimet. Rrëfimi i tij është dokumentuar disa herë dhe konsiderohet si një nga dëshmitë më të fuqishme të masakrave të kryera nga forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

“Nderime për jetën dhe dëshminë e Behar Topillës”, shkroi Kurti, duke përcjellë ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Behar Topilla u kujtoftë gjithmonë mes nesh bashkë me historinë dhe rrëfimet e tij”, përfundon reagimi i Kurtit.

Rruga Press

YouTube player