KryesoreLajme

Zbulohet foto, apartamenti “sekret” ku Balluku mblidhej me drejtorët

Jo të gjitha punët e pista bëhen në zyrat e shtetit. Shpesh ata që përdorin pushtetin kanë edhe ambiente të tjera përvec zyrave ku i lejojnë vetes edhe teprime e afrime të tjera nën avujt e alkolit e jo vetëm, teksa fiksojnë ndarjen e tenderave, licencave, koncensioneve etj.

Në këtë formë duket se ka funksionuar edhe rrethi i ngushtë i njerëzve të Belinda Ballukut. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, flet për një apartament sekret pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku Balluku dhe klani i saj mblidheshin në takime më intime.

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

Bardhi ka publikuar edhe një foto selfie të bërë nga Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH që fundosi Belinda Ballukun dhe gjithë grupin e drejtorëve të saj. Me gotën e verës në dorë shihet në foto edhe vetë Belinda Balluku, Ceno Klosi dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. 

“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.
Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër”, shkruan Gazment Bardhi në Facebook. 

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar
YouTube player