KryesoreLajme

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët më 27 nëntor

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës që do të jetë me 27 Nëntor.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

Lexo më shumë  ​Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike.

Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Haxhiu uron presidenten Shiroka-Pula: Kuvendi përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik

Rruga Press

YouTube player