KryesoreLajme

28 vite nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe

Sot, bëhen 28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Lexo më shumë  Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Rruga Press

YouTube player