Lajme

DASH tregon pse po vonon ardhja e afganëve në Shqipëri

Nga fillimi i muajit, nga Kabuli janë evakuar me avionë të paktën 75 mijë persona.

Lidhur me ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj Deutsche Welles, se “për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm”

Presidenti Bajden tha se ka udhëzuar Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin të përgatitin plane rezervë nëse situata u del nga parashikimet, dhe nëse Talibani do i bllokonte rrugët e evakuimit për afganët dhe të huajt.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Çdo ditë tjetër në Kabul e rrit rrezikun për trupat amerikane, theksoi Biden. Ai iu referua shprehimisht rrezikut të një sulmi nga dega lokale e milicisë terroriste, “Shteti Islamik”, që është e armiqësuar edhe me talibanët.

Ushtria amerikane ka ende 5800 ushtarë për evakuimet nga Kabuli.

Ndërkohë Banka Botërore pezulloi sot  projektet zhvillimore në Afganistan prej shqetësimeve mbi drejtimin e vendit dhe të ardhmen e grave afgane.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *