Lajme

“Pa drejtësi dhe pa kujtesë nuk ka paqe të vërtetë”. Osmani takon drejtorin Instituti të Krimeve të Luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare dhe drejtësisë për viktimat e luftës.

Ajo ka takuar drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij, ku ka theksuar se çdo jetë e humbur gjatë luftës është kujtesë e dhimbshme dhe se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë, nuk mund të ketë paqe të vërtetë.

Lexo më shumë  Marta Kos krijon tensione në Bruksel, burime për Politiko: Rama kërcënoi zyrtarët e lartë, e duan jashtë

“Në takimin me drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij të përkushtuar, theksova se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe si shoqëri. Çdo jetë e humbur është kujtesë e dhimbshme se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë – nuk ka paqe të vërtetë”, ka shkruar Osmani.

“Instituti nuk është vetëm arkiv – është ndërgjegjja e kombit tonë, dëshmia e sakrificës mbi të cilën u ngrit liria jonë. Prandaj, e vërteta e dokumentuar do të dëgjohet dhe do të jetojë”, thuhet tutje nga ana e Presidentes.

Lexo më shumë  Ekspertët polakë zbulojnë pranë Shkodrës një tempull 2,000-vjeçar që dikur “kurorëzonte” një qytet të humbur

Presidentja ftoi qytetarët, studiuesit dhe të rinjtë e vendit që të mbrojnë dhe të ruajnë këtë kujtesë, duke theksuar se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës mbetet një detyrë e përbashkët kombëtare.

Rruga Press

YouTube player