Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së – Dështoi në zgjedhjet lokale
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.
Burimet për mediat kanë bërë me dije se dorëheqje ai do ta ofrojë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.
Të njëjtat burim i ka thënë se ky veprim vije si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.
Me këtë veprim, kanë thënë burimet, do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së
Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.
Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.
Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.
Rruga Press

