Lajme

Bislimi: Raporti i KE-së konstatoi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, po dëshmohet spastrimi etnik me mjete administrative

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë ka konstatuar se ky shtet shkel të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave”, shkroi Bislimi.

Lexo më shumë  Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Në Raportin e Progresit për Serbinë, të publikuar më 4 nëntor, në pjesën për mbrojtjen e minoriteteve thuhet se “pjesëtarët e minoritetit kombëtar shqiptar vazhdojnë të ngrenë shqetësime lidhur me mënyrën se si policia kontrollon statusin e banimit të tyre në jug të Serbisë, duke rezultuar me ‘pasivizimin’ e adresave të caktuara”.

“Duhet që autoritetet t’ia shpjegojnë më mirë publikut se si këto kontrolle kryen dhe të adresojnë shqetësimet e shprehura lidhur me mungesën e raportuar të mjeteve efektive të ankimimit”, thuhet në Raport.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Bislimi shton se “po dëshmonte që praktikat [e pasivizimit të adresave] përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative”.

Rruga Press

YouTube player