KryesoreLajme

‘Dramë për pacientët’, Stafa: ‘Avastina’ mungesë prej dy javësh, 800 euro në treg të zi, Edi Rama dhe ministria i lënë pa shpresë

Gazetari Osman Stafa ka vijuar me sagën e denoncimeve, mbi atë që po ndodh me mungesën e medikamenteve në Spitalin e Onkologjikut për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kancerogjene.

Teksa ka bërë publike denoncimin nga një pacient në platformën e tij sociale në facebook, Osmani ndërsa e konsideron një dramë për institucionet shëndetësore të vendit, thotë se qytetarët të dëshpëruar, kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës.

Mungesa e një medikamenti të tillë sipas gazetarit Stafa, pamundëson marrjen e kimioterapisë për të sëmurët, duke bërë që ata t’i drejtohen tregut të zi për ta siguruar.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Statusi

Shikoni dramën!
Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës.
Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.
Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro.
Çmenduri!!!
Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria.
Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria
YouTube player