Lajme

Kurti: Indiferenca e organeve të drejtësisë ka bërë që të na mbeten në kokë emra grash e vajzash të vrara

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë, duke folur për rastin e 18-vjeçares në Ferizaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se nuk duhet të lejohet që kujtesa të mbushet edhe me emra tjerë grash e vajzash, viktima të sjelljeve barbare.

“…Ne sërish u ndiem të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e fundit të jetës së një vajze të brishtë. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na shuhen fuqitë. Vrasësi nuk ka njohu asgjë nga Marigona përveç moshës së saj…. Viktimën e njohëm nga humbja e saj, nga dhuna e ushtruar mbi të, kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Kjo është gjendja jonë shoqërore, e jashtëzakonshme, një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë e instaluar ndër vite e ndër vite ka bërë që në kokën tonë të mbeten me emra grash viktima të dhunës së tmerrshme. Ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet edhe me emra të tjerë grash e vajzash, viktima të sjellës barbare”, u shpreh Kurti.

Ai tha se një edukim i tërë shoqëror duhet të thellojë ndjeshmërinë dhe respektin.

“Duhet edukuar shpirti dhe arsyeja… Baza e drejtësisë është respekti i tjetrit, tjetrës…Përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *