Merr flakë telefoni i një burri në avionin e Alaskës gjatë uljes, panik dhe frikë te pasagjerët e tjerë
Telefoni celular i një pasagjeri në një aeroplan të Alaska Airlines mori flakë pasi aeroplani u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle -Tacoma, duke detyruar ekuipazhin të vendosë rrëshqitje evakuimi për të zbritur të gjithë pasagjerët.
Ray Lane, një zëdhënës i Alaska Airlines, tha se telefoni i pasagjerit “u nxeh dhe filloi të ndizet” pasi Fluturimi 751 nga New Orleans u ul rreth orës 8:30 pasdite të hënën dhe ishte duke pritur për një portë.
Sipas mediave të huaja, ekuipazhi përdori zjarrfikës dhe një çantë izolimi për të izoluar baterinë e telefonit që të mos merrte flakë. Lane tha se anëtarët e ekuipazhit vendosën rrëshqitjet e evakuimit të aeroplanit për shkak të kushteve “të mjegullta” brenda kabinës dhe se pasagjerët rrëshkitën poshtë tyre për të dalë jashtë.
Pasagjerët u dërguan me autobus në terminal, dhe dy persona morën trajtim në spital. Ai nuk kishte detaje për kushtet e tyre. Në bord ishin 129 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Rruga Press