KryesoreLajme

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Lexo më shumë  Nagavci: VV-ja është e interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, tha MPJD-ja në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun
YouTube player