Bota

Drejtori i CIA-s në Kabul, Burns mban bisedime sekrete me udhëheqësit e Talebanëve

Presidenti amerikan, Joe Biden dërgoi drejtorin e CIA-s, William Burns për t’u takuar me udhëheqësin e Talebanëve, Abdul Ghani Baradar në Kabul të hënën në takimin zyrtar të nivelit më të lartë që kur grupi militant pushtoi kryeqytetin afgan.

Kështu i thanë reuters të martën një zyrtar amerikan dhe një burim i njohur me aktivitetet qeveritare. Të dy burimet folën në kushte anonimiteti.

Administrata e Bidenit ka evakuuar qytetarët amerikanë dhe aleatët e tjerë mes kaosit në aeroportin e Kabulit para afatit të 31 gushtit për t’u tërhequr nga Afganistani.

Lexo më shumë  Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, raportoi fillimisht takimin.

Shtëpia e Bardhë dhe një përfaqësues i CIA-s nuk pranuan të komentojnë. Një zëdhënës i Talebanëve tha se nuk ishte në dijeni nëse Baradar takohej me shefin e CIA-s.

Biden javën e kaluar tha se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan pas afatit të tij të 31 gushtit për të evakuuar amerikanët.

Lexo më shumë  Zvicra do të thërrasë ambasadorin izraelit lidhur me ligjin e dënimit me vdekje për palestinezët

Sidoqoftë, zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid tha të martën se grupi nuk kishte rënë dakord të zgjasë afatin për evakuim dhe ata donin që të gjitha evakuimet e huaja të përfundonin deri më 31 gusht. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *