Ministri Çeku pret në takim Presidentin e FIBA Evropës, Jorge Garbajosa
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka pritur sot në takim Presidentin e FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, dhe drejtorin ekzekutiv, Kamil Novak. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Elvira Dushku.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj basketbollit kosovar dhe për hapat që po ndërmerren për zhvillimin e këtij sporti në vend. Po ashtu, u theksua rëndësia e Lojërave Mesdhetare 2030, me fokus në investimet infrastrukturore dhe organizimin e suksesshëm të ngjarjeve ndërkombëtare sportive në Kosovë.
Presidenti Garbajosa shprehu falënderime për përkushtimin e Ministrisë dhe për mbështetjen që i ofrohet Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke e cilësuar bashkëpunimin si model të mirë për avancimin e sportit në rajon.
Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryeshefi i Agjencisë së Sportit të Kosovës, Fidan Shatri.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe me synimin e përbashkët për të ngritur basketbollin kosovar në nivele të reja evropiane.
Rruga Press

