KryesoreLajme

Këlliçi në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po ngushton hapësirat e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shkelje e Kushtetutës dhe e rregullores

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar mazhorancën për kufizim të hapësirave që i takojnë opozitës në Kuvend, duke e cilësuar këtë një veprim antikushtetues dhe të patolerueshëm.

Po ngushtoni hapësirat që ka opozita në Kuvend. Kjo është anti-Kushtetuese dhe e pa tolerueshme. Opozita nuk kërkon trazirë dhe nuk është për jo normalitet,  po na e impononi ju reagimin e fortë. E impononi ju me shkeljen e Kushtetutës’, është shprehur Këlliçi.

Lexo më shumë  Maqedoni: Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Ai reagoi ashpër ndaj tentativave për të ndryshuar traditën e pyetjeve që i drejtohen institucioneve të pavarura, duke e lidhur këtë me frikën që, sipas tij, mazhoranca ka nga raportimet e drejtësisë.

Ju donit dje të ndryshonit traditën e pyetjeve për institucionet e pavarura për shkak se keni hallin kur të raportojnë institucionet e drejtësisë. Keni frikë nga pyetjet e opozitës për ato institucione dhe për drejtuesit e drejtësisë. Sa i përket rregullores dhe respektit të hapësirës së opozitës mjafton t’ju them se në 3 javë ke përjashtuar 2 herë kreun e grupit të PD me porosi të Ballës’, ka thënë më tej Këlliçi.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Rruga Press

YouTube player