Bota

Zelensky në Washington, pret të marrë përgjigje pozitive për raketat Tomahawk

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do ta takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në Washington të premten, teksa Trumpi nuk dihet nëse do t’ia japë Ukrainës raketat Tomahawk.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trumpi tha se u arrit “progres i madh” pas telefonatës me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ra dakord të takoheshin në Hungari.

Lexo më shumë  “Një mijë nëna duhet të qajnë”/ Ministri izraelit kërcënon të ‘djegë’ të gjithë Libanin

Teksa Zelensky arriti në SHBA, ai tha se Moska “nxiton ta rikthejë dialogun sapo dëgjon për Tomahawks”.

Zelensky i ka bërë thirrje SHBA-së që t’ia japë raketat, të cilat mund të jenë të afta të godasin brenda Rusisë.

Kur Trumpi u pyet se a po konsideronte t’ia jepte Kievit këto raketa, ai ishte përgjigjur: “Do të shohim… ndoshta”.

Lexo më shumë  Britania e Madhe njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player