KryesoreLajme

Skandal: ish Drejtori i Policisë në Skenderaj tani hetues policor mori pjesë në festën e “fitores” së Arjan Tahirit në Mitrovicë

Në natën e 12 tetorit kur sapo u mbyllën kutitë e votimit Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë  ftoi militantët e saj për të festuar “fitoren” e saj duke thënë se kandidati i saj për kryetar të Mitrovicës së Jugut  Arian Tahiri ka fituar pa balotazh këtë komunë.
Kjo ndodhi  menjëher pas orës 19 pasi u publikuan tri  Exit-Pollet në televizionet e Kosovës ku që të tria e nxoren kandidatin Arian Tahiri me një fitore bindëse pa balotazh ndaj Faton Pecit.

Kjo bërë që qindra militantrë të PDK-së të vërshojnë rrugët e Mitrovicës për të festuar “fitoren” e PDK-së duke u mbledhur në sallën Minatori në Mitrovicë.
Kësaj euforie militanteske  ju bashkua edhe ish komandanti i Policisë së Skendërajt Basri Durmishi në kohën kur këtë komunë e udhëhiqte Sami Lushtaku.

Në disa fotografi të siguruara nga KosovaNews nga një video live shihet duke festuar bashkë me militant të PDK-së Basri Durmishi i cili aktualisht është hetues policor në Mitrovicën e Jugut.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Kjo festë e militantëve të PDK-së është mbajtur natën e 12 tetorit në një lokal në lagjen Shipol të Mitrovicës, aty shihet hetuesi policor Basri Durmishi duke festuar, madje në një moment ai i hedhë para tupanit nga gëzimi.

Por  kjo “fitore” doli të jetë e hidhur për militantët e PDK-së pasiqë rezultatet nuk ishin siç ishin prezantuar në Exit-Polle. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ kandidati i PDK-së Arian Tahiri kryeson me vetëm 28 vota karshi kandidatit të VV-së Faton Peci ndërkohë që me numrimin e votave me kusht dhe të atyre me postë Peci pritet ta përmbysë rezultatin.

Policia e Kosovës pak para fillimit të fushatës për  zgjedhje nacionale, në dhjetorin e vitit të kaluar ka nxjerr një urdhëresë që ua ndalon pjestarëve të Policisë së Kosovës që të marrin pjesë nëpër aktivitetet politike.

Në pikën 2 të dokumentit  dokumentit thuhet se: “me qëllim të ruajtjes së integritetit të veprimtarisë policore dhe rolit dhe përgjegjësisë që ka Policia në shoqëri, është e ndaluar pjesëmarrja në çfarëdo funksioni apo aktiviteti, përfshirë atë politik, i cili krijon konflikt të interesave me detyrat zyrtare dhe autorizimet e Policisë. Policia si organ i rendit dhe sigurisë duhet të mbetet e paanshme dhe të mos marrë pjesë në aktivitete politike.” – përmendet në Urdhëresën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.Madje në Urdhëresë thuhet se të gjithë pjesëtarët e Policisë janë të obliguar që të respektojnë këtë Urdhëresë.“Çdo epror në tërë zinxhirin komandues duhet të njoftojë vartësit e tyre se aktivitetet, posedimet, komentet e tilla në rrjete sociale janë të ndaluara e nuk do të tolerohen dhe të gjithë që nuk e zbatojnë këtë Urdhëresë do të jenë subjekt i hetimeve, përfshirë edhe eprorët e tyre.” – thuhet tutje në Urdhëresë.

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

Kujtojmë se pas raportimeve të KosovaNews gjatë fushatës së zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 Inspektorrati Policor kishte  suspenduar nga punua kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe hetuesin policor Idriz Gashi pas pjesmarrjes në tubimet e PDK-së.

YouTube player