KryesoreLajme

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Aeroportin e Vlorës, nën hetim edhe Behgjet Pacolli

Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm prokurorësh për të hetuar projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas burimeve të Kosova Post, hetimi është regjistruar ndaj tre individëve, mes tyre edhe biznesmeni Behgjet Pacolli.

Dosja ndodhet aktualisht në fazën paraprake, ndërsa pritet të zbardhen elementet e dyshuara për shkelje ligjore që lidhen me procedurat e ndërtimit ose financimit të aeroportit.
Hetimi pritet të hedhë dritë mbi mënyrën e zhvillimit të këtij projekti strategjik për jugun e vendit.

Lexo më shumë  Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë

Rruga Press

YouTube player