KryesoreLajme

Salih Zyba reagon ndaj deklaratave të Milaim Zekës: Krahasimi i Kurtit me Millosheviqin është skandaloz

Deputeti Salih Zyba ka publikuar në rrjete sociale një video të ish-deputetit Milaim Zeka, në të cilën ky i fundit bën deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në videon e publikuar, Zeka thotë se:

“Qytetarët e Kosovës e kanë ndëshkuar Albin Kurtin, sidomos me votën e tyre në Mitrovicën e Jugut. Albin Kurti, duke përdorur politikë identike me atë të Millosheviqit, arriti t’i bashkojë serbët dhe të fitojë 9 komuna në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve. Albin Kurti nuk është budalla, mund të jetë shizofren, sepse një njeri pa qenë i çmendur nuk i prek marrëdhëniet me SHBA.”

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Zyba reagoi ashpër, duke e akuzuar Zekën për narrativë të rrezikshme ndaj institucioneve të Kosovës dhe duke e lidhur deklaratën e tij me një rast të raportuar së fundmi në media.

“Nga kafja me Shehollin e BIA-s në Prishtinë, në Radio Televizionin Shqiptar në Tiranë, për ta krahasuar paturpësisht Kryeministrin e Kosovës me kasapin e Ballkanit. Ky nuk ka ftyrë.”, perfundoi Zyba.

Lexo më shumë  Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Reagimi i tij vjen pak ditë pasi mediat publikuan lajmin se pas arrestimit të Fatmir Shehollit për spiunazh, policia ka ndaluar edhe Milaim Zekën, i cili dyshohet se ka qenë në takim me të – një zhvillim që ka ngritur reagime të shumta në opinion publik.

Rruga Press

YouTube player