KryesoreLajme

Shkëlzen Gashi kritikon mediat dhe analistët: “Rrejnë edhe kur bëjnë exit poll”

Ish-këshilltari politik, Shkëlzen Gashi, ka reaguar ashpër ndaj disa gazetarëve dhe analistëve, duke i akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe manipulim të opinionit publik.

Në një status në rrjetet sociale, Gashi ka thënë se, sipas tij, disa media dhe analistë “rrejnë kur botojnë lajme, kur analizojnë dhe kur bëjnë sondazhe”, duke shtuar se ata e bëjnë këtë edhe gjatë publikimit të exit poll-eve.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

“Këta rrejnë serbez edhe s’e kanë gajle që mas dy orëve ju del rrena për fushë në mënyrë spektakulare,” ka shkruar ai, duke i cilësuar si “kombinim fatal i debillave dhe të poshtëruarve”.

Në fund, Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë mediat dhe analistët që, sipas tij, manipulojnë publikun me lajme të pavërteta.

Rruga Press

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse
YouTube player