Kosova përfshihet në ECMI – një hap historik në rrugën drejt integrimit evropian
Kosova përfshihet në ECMI – një hap historik në rrugën drejt integrimit evropian
Kosova është përfshirë zyrtarisht në Nismën për Anëtarët Kandidatë për Zgjerim (ECMI) të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), duke shënuar një moment historik në procesin e integrimit evropian të vendit.
Kjo nismë, e cila u formalizua në vitin 2023, kishte përjashtuar Kosovën për shkak të mungesës së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo, falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe me mbështetjen e Presidentit të EESC-së, z. Oliver Röpke, Kosova tashmë është bërë pjesë e kësaj platforme të rëndësishme evropiane.
Në kuadër të kësaj nisme, KCSF ka udhëhequr një fushatë rajonale avokuese, e mbështetur nga 104 organizata të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani, duke kërkuar përfshirjen e Kosovës në ECMI.
Njoftimi i Plotë:
Kosova përfshihet në Nismën për Anëtarët Kandidatë për Zgjerim (ECMI) të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), nismë kjo e formalizuar në vitin 2023, por që Kosova kishte mbetur jashtë në mungesë të statusit të vendit kandidat për integrim në BE.
Përfshirja e Kosovës në ECMI u mundësua falë angazhimit të vazhdueshëm të KCSF-së përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerë rajonal dhe e njëjta u përkrah edhe nga Presidenti i EESC-së, z. Oliver Röpke.
Nëpërmjet këtij rrjeti, KCSF ka koordinuar një fushatë avokuese rajonale të mbështetur nga 104 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Ballkani, duke kërkuar përfshirjen e Kosovës në këtë nismë të rëndësishme europiane.
Rruga Press

