KryesoreLajme

Entuziazëm në Shupkofc të Mitrovicës, Faton Peci thotë se janë gati për fitore më 12 tetor

“Shupkofci foli qartë – jemi gati për fitore më 12 tetor!” – kështu u shpreh kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, gjatë një tubimi të jashtëzakonshëm të mbajtur në lagjen Shupkofc, ku atmosfera elektrizuese dhe pjesëmarrja masive dëshmuan qartë përkushtimin e banorëve ndaj ndryshimit që po vjen.

Tubimi, i mbushur me entuziazëm, energji dhe besim, ishte një tjetër dëshmi e qartë se fryma e fitores po rritet çdo ditë e më shumë. Banorët e Shupkofcit u paraqitën në numër të madh, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë të demokracisë dhe përkrahjes qytetare.

Lexo më shumë  Haxhiu pret mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare për qëndrimet e VV-së ndaj Listës Serbe

“Mitrovica ka vendosur për ndryshim. Jam mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe për energjinë që po na jepni. Kjo është vulë e fitores sonë të përbashkët!”, u shpreh Faton Peci, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë fjalës së tij, Peci ritheksoi prioritetet për zhvillimin e Mitrovicës, me fokus në investime, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, duke e bërë të qartë se vizioni i tij është ndërtuar mbi nevojat reale të komunitetit.

Pjesëmarrësit e shumtë, duartrokitjet e pandërprera dhe fryma e bashkimit dhanë një mesazh të qartë: Shupkofci është gati për një kapitull të ri.

Mitrovica po zgjohet – dhe Shupkofci është në ballë të ndryshimit!

Rruga Press

YouTube player