Sport

Granit Xhaka konfirmon qëndrimin tek Arsenal

Mesfushori Granit Xhaka ka konfirmuar që do ta vazhdojë të luajë për skuadrën angleze të Arsenal.

Me kë të veprim ai u ka dhënë fund zërave, të cilët flisnin për një transeferim të mundshëm tek skuadra e Romës.

Pavarësisht se nuk ka ende asgjë zyrtare, mendohet se Arsenali i ka ofruar Xhakës një kontratë katër vjeçare, që nënkupton se mesfushori 28 vjeçar do të qëndrojë në stadiumin “Emirates” deri në vitin 2025.

Lojtari, i cili luan me Kombëtaren e Zvicrës ka shkruar se ndihet krenar që zgjodhi të vijojë karrierë me “Topcinjtë”.

“Shtëpia është ku është zemra, tejet krenar që do ta vazhdoj qëndrimin tek Arsenali”, shkruan Xhaka në “Facebook”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *