Lajme

Nezir Kraki i përgjigjet Memli Krasniqit: I dallojme serbët në ata që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe në ata që e presin rikthimin e ushtrise serbe n’Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ai nuk i ndan serbët në të mirë dhe në të këqinj, siç -sipas tij- i ndan kryeministri Albin Kurti.

Komentet vijnë në kontekstin e ditës së sotme ku nënkryetar i Kuvendi nga radhët e komunitetit serb u zgjodh Nenad Rashiq, aktualisht ministër në qeveri dhe që e njeh Republikën e Kosovës si të pavarur dhe ku në anën tjetër, LVV-ja ishte e vendosur në qëndrimin e saj për të mos votuar asnjë kandidat që vjen nga Lista Serbe, të cilët dirigjohen nga Beogradi, nuk e njohin Republikën e Kosovës dhe përpiqen ta minojnë atë me çdo mjet.

Lexo më shumë  Zjarri tek Uzina e Dinamos në Tiranë, dëme kolosale/ Zjarri pretekst për të pastruar truallin? Ja çfarë thonë tregtarët pas kamerave

Në lidhje me këtë deklaratë të Memli Krasniqit, i cili me sa duket nuk sheh dallim mes atyre që e respektojnë shtetësinë e Kosovë dhe atyre që duan ta shkatërrojnë shtetësinë e Kosovë, u përgjigj deputeti i Kuvendit nga grupi parlamentar i LVV-së, Nezir Kraki, i cili u shpreh se i shohin serbët e Kosovës si qytetarë të këtij vendi, jo si vegel shantazhuese e Beogradit.

Më tej ai foli për një dallim mes serbëve që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe për ata që e presin rikthimin e ushtrise serbe n’Prishtinë.

Më poshtë, qëndrimi i plotë i deputetit Kraki:

Jo Memli, as ne nuk e bëjmë atë dallim.

Ne i dallojmë serbët në ata që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe në ata që e presin rikthimin e ushtrise serbe n’Prishtinë.

Ky dallim nuk është etnik, por politik.

Ne i shohim serbët e Kosovës si qytetarë të këtij vendi, jo si vegel shantazhuese e Beogradit.

Rruga Press

YouTube player