KryesoreLajme

Haxhiu: PDK-ja po mban qëndrime të paqarta ndaj Listës Serbe. Për VETËVENDOSJE!-en, konstituimi i Kuvendit është lajm i mirë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhi ka shprehur habinë e saj në lidhje me deklarimet e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi rreth dyshimeve për procedurat e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, raporton Ekonomia Online.

“Konsideroj se për VV-në konsitutimi i Kuvendit është lajm i mirë në këtë drejtim më lejoni të falënderoj deputetet që kanë kontribuar. Është r habitshme qëndrimi i PDK ata nuk patën votë kundër Listës Serbe, sot të gjithë bashkë është dashur të jemi në një vije dhe të mos lejojmë qëndrime jo te qarta me Listën Serbe duke pasur parasysh që dirigjohet nga Beogradi. Është e rëndësishme që Kuvendi është konstituar sepse nuk e kemi një nënkryetar përfaqësues që nuk e pranon Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

“Ju e dini që seanca e pare është thirrur nga presidentja e Osmani, tani jemi me 10 tetor dhe nëse e sqarojmë situatën është se më shume se katër muaj na ka marrë Gjykata Kushtetuese, për faktin që jemi ardhë në seancë dhe kemi votuar për ne jemi përballë me qëndrime kundrejt qoftë emrave të përvetshëm apo kundër konstituimit të Kuvendit, sot PDK e dëshmoi këtë. Sot sërish me qëllimet e tyre tentuan të mos konstituohet Kuvendit. Ne si VV do te fillojmë me procedura për mandatarin e kryeministrit Albin Kurti i cili do të drejtojë qeverinë Kurti 3. Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Jemi te interesuar që sa më parë te fillojmë me procedura do te vazhdojmë komunikimet edhe me deputet tjerë. Mund të ketë deputet që janë nga grupet tjera parlamentare mund të ketë edhe subjekte politike kemi pasur përpjekjeje të bëjmë koalicion. Nuk po e pranojnë rezultatin zgjedhor është dashur atëherë të bëhet me kohë, në vazhdimësi kanë ndryshuar qëndrimet. Ne konsiderojmë që duhet t vazhdojmë me qeverinë por natyrisht nuk i përjashtojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme këto qëndrime është dashur me kohë dhe jo te ndërrojnë në vazhdimësi qëndrimet e tyre”, deklaroi Haxhiu nga holli i Kuvendit.

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat

Rruga Press

YouTube player