KryesoreLajme

Nenad Rashiqi zgjidhet zëvendëskryetar i Kuvendit të Kosovës

Në një zhvillim të papritur në Kuvendin e Kosovës, deputeti serb Nenad Rashiqi është zgjedhur si nënkryetar i Kuvendit, duke kapërcyer seri dështimesh votimi që shënuan seanca të mëparshme. Me 71 vota u votua.

Seanca e sotme konstituive e Kuvendit u karakterizua nga përballje politike intense dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i dha Kuvendit afat 12 ditësh për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb një hap i domosdoshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të parlamentit.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Gjatë ditës, Lista Serbe propozoi disa kandidatë — përfshirë Sllavko Simiç, Zllatan Elek dhe Liljana Stefanoviç të cilët nuk arritën të marrin votat e nevojshme për katër raunde me radhë. Për këtë arsye, u vazhduan konsultimet dhe votimet, derisa u arrit zgjedhja e Rashiqit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë