Lluzhani vulosi fitoren për Shpejtim Bulliqin: “Fitorja është e jona, e madhe, pa balotazh”
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është pritur me entuziazëm të madh në Lluzhan.
Në një tubim me banorët e këtij fshati dhe zonave përreth, Bulliqi u shpreh mirënjohës për përkrahjen e madhe dhe pritjen e ngrohtë që iu bë nga qytetarët.
“Lluzhani vulosi fitoren! Faleminderit banorëve të Lluzhanit dhe fshatrave përreth për mbështetjen e jashtëzakonshme e për pritjen plot zemër! Energjia, besimi dhe dashuria që na dhatë sonte janë dëshmi se fitorja është e jona, e përbashkët, e madhe, pa balotazh!”,
shkroi Bulliqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se qytetarët e Podujevës janë të bashkuar për ndryshim dhe për zhvillim të vazhdueshëm nën udhëheqjen e VETËVENDOSJE!-s.
✊ “Bashkë për Podujevën”, përfundon mesazhi i tij.
Rruga Press

