Lajme

Kurti: Mijëra dronë luftarakë kamikazë mbërritën sot për FSK-në, duke e shtuar fuqinë goditëse të ushtrisë sonë

Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se një kontingjent i madh prej mijëra dronësh luftarakë i llojit “Skydagger” ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas deklaratës së tij, dronët janë sjellë të ngarkuar në kontejnerë dhe do të integrohen në kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftimin e tij thuhet se dhjetëra pjesëtarë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Lexo më shumë  Kurti: Kompani me bashkëpronarë nga Kosova dhe Gjermania eksportojnë shtëpi modulare në Evropë dhe SHBA

Kontrata për furnizim me dronët është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke Baykar, e cila është kompania amë e prodhuesit Skydagger.

Sipas kryeministrit, arritja e kontingjentit u parashikua të ndodhte në janar 2026, por materiali u dorëzua tre muaj më herët.

Kryeministri Kurti përshkroi dronët Skydagger si pajisje kamikazë të klasës FPV (First-Person View) RTF — “Ready to Fly” — të destinuara për goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

Lexo më shumë  Komandanti i FSK-së takon shefin e Mbrojtjes së Lituanisë

Ai theksoi se me këtë blerje, bashkë me dronët TB2 Bayraktar dhe fluturaket Puma, Kosova po forcon “fuqinë goditëse” të ushtrisë për të krijuar një forcë të përshtatshme me zhvillimet teknologjike dhe taktikat bashkëkohore të luftës.

Sipas deklaratës, dronët u ngarkuan në kamionë multifunksionalë Rheinmetall 8×8 — një total prej 15 automjetesh të marra vitin e kaluar, prej të cilave 10 janë blerë nga institucionet e Kosovës dhe 5 janë marrë si donacion.

Rruga Press

YouTube player