Lajme

(VIDEO) FSK pajiset me dronë “SkyDagger 15” të prodhimit turk

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me dronë “SkyDagger 15”, të prodhimit turk.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“Po, FSK-ja është pajisur me dronë ‘SkyDagger 15”, tha shkurt Gashi.

Droni ‘SKYDAGGER 15’ mund të fluturojë deri në 36 minuta, të arrijë shpejtësi deri në 130 km/h dhe të bartë ngarkesa deri në 5 kilogramë.

Lexo më shumë  Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet më 6 gusht

Përdoret për filmime ajrore, kërkim-shpëtim, inspektime teknike apo dërgim të pajisjeve të vogla në zona të paarritshme.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Andi Bushati për reagimin e Ramës ndaj falamingove: “Një prerje në besë e Shqipërisë së re”