Lajme

Kurti takoi komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vendin tonë.

“Diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë