Bota

Nuk ka dakordim në Senat, qeveria amerikane mbetet e mbyllur

Senati amerikan dështoi për të pestën herë të miratonte masat për shpenzimet që do të rihapnin qeverinë.

Propozimet konkurruese nga demokratët dhe republikanët u rrëzuan, duke mos arritur pragun e kërkuar prej 60 votash.

Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimet për pushime nga puna në masë nëse një votim tjetër dështonte më herët gjatë ditës.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Mijëra punonjës federalë u pezulluan nga puna ose u urdhëruan të punonin pa pagesë kur financimi për agjencitë e tyre përfundoi pesë ditë më parë.

Menjëherë pas votimit, Trumpi përdori rrjetet sociale për të fajësuar demokratët për mbylljen e qeverisë.

Demokratët kanë ngurruar të mbështesin propozimin e udhëhequr nga republikanët, sepse thonë se ai minon aksesin mjekësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

Rruga Press

YouTube player