KryesoreLajme

Presidentja Osmani takon drejtoren rajonale të UN Women: Kosova e përkushtuar ndaj agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoren rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, Belen Sanz Luque.

Takimi u zhvillua në muajin kur shënohet 25-vjetori i miratimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dhe në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi progresin që Kosova ka bërë në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme globale.

Ajo gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për garantimin e sigurisë dhe paqes gjithpërfshirëse.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me UN Women, duke theksuar rolin e rëndësishëm që organizata ka luajtur në përkrahjen e objektivave për barazi gjinore në Kosovë.

“Ky bashkëpunim ka ndihmuar në fuqizimin e të drejtave të grave, vajzave dhe personave me nevoja të veçanta, në fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike dhe publike,” u shpreh Presidentja Osmani.

Lexo më shumë  Nafta në 200 lekë/litër. Në Shqipëri qytetarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen që UN Women ka ofruar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për proceset e drejtësisë tranzicionale dhe për shumë fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin demokratik dhe gjithëpërfshirës të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player