KryesoreLajme

Kuvendi i Shqipërisë paraqet ish-diktatorin Hoxha si Hero të Popullit.  Deputetët e Opozitës: Tallje, të kërkojë falje dhe të tërheq dokumentin

 Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një e-mail deputetëve në të cilën ka listuar një sërë personalitetesh që kanë lindur në muajin tetor, të cilët duhen nderuar për kontributin e tyre ndaj Shqipërisë. Lista nis me të lindurin e parë gjatë muajit tetor ku i pari që kryeson është Sulejman Delvina dhe më pas vijon me emra si Ahmet Zogu, Bashkim Fino, Dirtëro Agolli dhe Migjeni.

Pjesë e kësaj liste është edhe ish-diktatori Enver Hoxha ku në përshkrimin e vendosur nga Bibloteka e Kuvendit thuhet se Hoxha ishte Hero i Popullit dhe i Partisë Socialiste. Nisur nga përshirja e emrit të tij në listën e personaliteteve të cilët duhen nderuar dhe përshkrimin e bërë ndaj ish-diktatorit, kanë reaguar deputetët si Belind Këlliçi dhe Eralda Kapri. Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këllçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se këto janë tendenca për të manipuluar historinë ku krimielët shfaqen si heronj.

Lexo më shumë  Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

Postimi i Plotë:

Instituti Parlamentar i Kuvendit dhe “ringjallja” e Enver Hoxhës! Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve kombëtare të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë! Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës. Sikur ky të ishte thjesht gabimi i një burokrati apo patronazhisti të lodhur që kopjon nga Wikipedia, edhe mund të merrej lehtë kjo “shkarje” parlamentare dhe tallje me shqiptarët. Mirëpo duke konsideruar mijra të vrarët e të pushkatuarit, por mbi të gjitha mbi 5 mijë viktimat e komunizmit, të cilëve nuk u gjendet as varri dhe eshtrat, mijëra të burgosur e familje të internuara dhe një popull të tërë të traumatizuar e të mbajtur të rrethuar me tela me gjemba, kjo është e patolerueshme në çdo aspekt.

Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimin pa asnjë dyshim kundër diktaturës si koncept dhe diktatorit më kriminel dhe gjakatar të historisë shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe ti kërkojë ndjesë publike shoqërisë shqiptare dhe mijra familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës!

Rruga Press

Lexo më shumë  U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë
YouTube player