KryesoreLajme

Kurti: Me Egzona Tërdevcin Drenasi do të ketë ujë të pijshëm, arsim cilësor, infrastrukturë moderne dhe mbështetje për fermerët

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook. ka thënë se kandidatja për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci, ka program që ofron zgjidhje konkrete për problemet e qytetit.

“Egzona Tërdevci dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! e kanë një program politik që ofron zgjidhje për problematikat ekzistuese të Drenasit. Ujë i pijshëm për çdo banor, pesë çerdhe të reja publike, palestër sportive për çdo shkollë, program arti në shkolla, mësim tërëditor për nxënësit, qëndrimin ditor për të moshuar, park teknologjik në parkun e biznesit, ngrohtore të qytetit, transformim të transportit publik, ndërtim të QKMF-së, mbështetje për fermerët dhe prodhuesit e qumështit me pesë cent për litër qumështi, përkrahje për start up-et, sistem të ujitjes për tokat bujqësore, zhvillim të turizmit dhe pako mbështetëse për fëmijët dhe nënat e reja,” ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  “Vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë”, i kishte shkruar Lajçak në vitin 2018 Epstein-it

Ai thekson se nga një qeverisje që ka punuar për pakicën, siç ka përjetuar Drenasi për shumë vjet, do të kthehet qeverisja te qytetarët për secilën dhe secilin.

“Qeverisja aktuale e ka lënë Drenasin pa shpresë. Kthimin e vëmendjes dhe dinjitetit ua kemi borxh fëmijëve e nxënësve, familjeve, burrave e grave, fermerëve e ndërmarrësve, të gjithë qytetarëve pa dallim. Ndryshimin në Drenas e bëjmë bashkë, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Egzona Tërdevcin dhe listën garuese për Kuvend Komunal,” përfundon postimi i Kurtit.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

Rruga Press

YouTube player